Argjentina merr vendimin, numri 10 do të hiqet nga fanella kur Lionel Messi të lërë futbollin

Numri legjendar 10 do të largohet pasi Leo Messi të ndalojë së luajturi për kombëtaren.

Edhe pse pasi fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar, Messi vendosi të vazhdojë të luajë për Kombëtaren e tij.

Kapiteni i Argjentinës dhe Inter Miami dëshiron të ngrejë trofeun e Kupës së Amerikës për herë të dytë dhe do të humbasë shtatë ndeshje në MLS për shkak të angazhimeve të ekipit kombëtar.

Argjentinasit donin ta bënin më herët për nder të Maradonës, por gjithçka u refuzua nga FIFA, e cila kërkoi numrat nga 1 në 23. Tani një pengesë e tillë nuk ekziston dhe gjithçka duhet bërë për nder të Leo Messit.

“Kur Messi të thotë lamtumirë, nuk do të lejojmë që dikush tjetër të veshë numrin 10 pas tij. Për nder të tij, fanella me atë numër do të tërhiqet nga përdorimi. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha Claudio Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit.

Leo Messi ka shënuar 106 gola në 180 paraqitje me fanellën e Argjentinës dhe është e qartë se një lojtar si ai nuk do të lindë. /Gazeta Olle/

Ish-sulmuesi i Dritës në stërvitje me Malishevën, por klubet ende nuk e kanë zyrtarizuar atë

Zhegrova i papërmbajtshëm, e nis vitin me hat-trick dhe dy asiste që në pjesën e parë