Argjentina ka rrëmbyer pikët e plota kundër Uruguait.
Mysafirët triumfuan 1-0 me golin e vetëm të Angel di Marias.
Sulmuesi i Paris Saint Germain shënoi në minutën e shtatë, asistoi Paulo Dybala.
Lionel Messi, që ka pasur probleme së fundmi dhe PSG-ja s’donte që ai të shkojë në Argjentinë, luajti 15 minutat e fundit.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të në vend të Giovani Lo Celsos.
Argjentina mbetet e dyta në grup me 28 pikë.