Argjentina bën detyrën ndaj Polonisë, fiton dhe kalon në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Polonisë në ndeshjen e tretë të Grupit C në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, duke u kualifikuar kështu nga pozita e parë në raundin e 1/8-tës.

Argjentina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të grupit duke fituar falë golave të shënuar në pjesën e dytë në takimin e zhvilluar në ‘Stadium 974’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të kombëtares Albiceleste, të cilët krijuan shumë raste me anë të Lionel Messit dhe Julian Alavarez, por pritjet e tyre të gjitha u mohuan nga portieri Wojciech Szczesny.

Përveç rasteve, Argjentina pati edhe një penallti të akorduar nga VAR-i në minutën e 39-të, por edhe këtu Szczesny ishte i pakalueshëm duke pritur goditjen e Messit dhe dërguar ekipet në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Argjentina ishte e papërmbajtshme duke rritur rastet dhe duke gjetur shpejt rrjetën dy herë për të siguruar fitoren dhe kualifikimin.

Goli i parë erdhi në minutën e 46-të me anë të Alexis Mac Allister, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Alvarez (67’) u përkujdes për të dërguar epërsinë në 2-0.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste tjera nga Argjentina, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Argjentina kualifikohet nga pozita e parë, ndërsa Polonia nga vendi i dytë.

Albiceleste do të ndeshen në raundin tjetër me Australinë, ndërsa Polonia që do luajë ndaj Francës.

A mund t’i shënoj Gjermania tetë gola ndaj Kosta Rikës, Hansi Flick befason me deklaratën e tij

Meksika fiton ndaj Arabisë Saudite, por nuk i mjafton për të kaluar tutje – Polonia në 1/8 e finales