Arëbëria bën goditje të dyfishtë, Leart Emini nga Flamurtari dhe Onoka Austine nga Drita

Arbëria gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy futbollistë që janë të njohur për opinionin futbolldashës.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Leart Emini dhe mbrojtësin Henry Onoka Austine.

Emini ka luajtur në disa skuadra të Superligës dhe Ligës së Parë, ndërsa në sezonin e ri do të djersitë fanellën e Arbërisë.

Në anën tjetër Arbëria ka mbyllur një marrëveshjen edhe me lojtarin nga Nigeria, Henry Onoka Austine i cili ka luajtur te Drita.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar për nga një vit.

Po ashtu Arbëria ka arritur marrëveshje me ndihmës trajnerin Izjadin Gashi i cili njihet si ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Dobraja e Madhe . Gashi për shumë vite e ka djersitur fanellën e këtij klubi. /Gazeta Olle/

Kundërshtari i Prishtinës me një rast pozitiv me COVID-19 dhe një tjetër që është vetizoluar

Futbollisti kosovar Nue Nreca nga Rahoveci arrin marrëveshje me skuadrën e Superligës kroate