Ardon Jashari drejt transferimit te skuadra e njohur gjermane

Ardon Jashari, mesfushori i talentuar i ekipit Luzern dhe i përfaqësueses së Zvicrës, është në horizontin e një hapi të madh në karrierë.

Sipas informacioneve të fundit, nga “Sport Bild”, ky lojtar ka tërhequr vëmendjen e klubit gjerman të Bundesligës, Freiburg.

Pasi është shfaqur si një nga talentet më të spikatur në futbollin zviceran, duket se Jashari tani është gati të hedhë hapat e ardhshëm drejt një sfide më të madhe.

Interesimi i Freiburgut për mesfushorin e ri nuk është rastësor. Klubi që aktualisht ndodhet në pozita të larta në klasifikimin e Bundesligës, ka bërë të ditur ambiciet e tyre për të forcuar skuadrën me lojtarë të rinj dhe me potencial të lartë. “Sport Bild” raporton se një lëvizje e mundshme mund të ndodhë që në merkaton e transferimeve të janarit.

Jashari, i cili aktualisht ka një kontratë me Luzernin deri në qershor të vitit 2026, ka treguar formë të shkëlqyer në sezonin aktual. Gjatë performancave të tij të fundit, Jashari ka arritur të lë shenjë, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime në të gjitha garat.

“Duke qenë vetëm 21 vjeç, ai ka tërhequr gjithashtu interesimin e klubeve të tjera të njohura evropiane si West Hami, Villarreali dhe Bologna, duke e bërë të qartë që Jashari është një emër për t’u mbajtur mend në tregun e transferimeve, thotë mediumi gjerman.

Potenciali i tij për të evoluar në një lojtar qendror në skenën e futbollit gjerman dhe më gjerë është dukshëm në rritje.

Atdhe Nuhiu ka vazhduar kontratën me Altachin, pas pensionimit do të jetë trajner i këtij klubi

City fiton në udhëtim te skuadra më e dobët e Grupit G