Ardit Topalaj lojtari më i ri i Ferizaj, bardhekaltërit transferojnë lojtarin e dytë në 24 orët e fundit

FC Ferizaj sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, Ardit Topalaj, ku tashmë bardhekaltërit kanë transferuar lojtarin e dytë në merkaton verore.

Arditi karrierën e ka filluar në Gjermani, tek grupmoshat e Ingolstadt, për të vazhduar në Garching, Eltersdorf dhe së fundmi në Türkgücü München, shkruan Gazeta OLLE.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

Topalaj ka luajtur për gjashtë muaj edhe në Superligën e Kosovës, me skuadrën e Lirisë së Prizrenit, ku pas paraqitjeve pozitive, ka bindur drejtuesit e klubit për ta transferuar në Ferizaj.

Ferizajasit janë të bindur se do krijojnë një skuadër stabile, e cila do luftoj për garat evropiane në edicionin 2024/25.

Policia e Kosovës, fituese në turneun e “Ditën Olimpike 2024”

Zbulohen gjyqtarët e ndeshjes Itali – Shqipëri