Ardit Tahiri po largohet nga Dinamo, drejt rikthimit në Kosovë

Dinamo e sezonit të ardhshëm do të ketë disa ndryshime në formacion, që prekin të gjitha repartet, duke përfshirë edhe sulmin. Nga ky repart janë larguar deri tani Patrik Bardhi,Veton Tusha dhe Denison.

Nga organika e sezonit të kaluarkanë qëndruar Luis Kaçorri, Lorenco Vila dhe Baton Zabërgja,ndërkohë që deri tani është afurar Peter Mandela, golashënuesi i më i mirë i Kategorisë së Parë sezonin e kaluar me Luzin.Pritet edhe një qendërsulmues tjetër, sipas strategjisë sëmerkatos që kanë drejtuesit e Dinamos, çka do të sillte rrjedhimisht një tjetër largim nga ky repart.

TAHIRI – Më shumë mundësi për të lënë Dinamon ka sulmuesi Ardit Tahiri, i ardhur te blutë gjatë merkatos së janarit. Kosovari 21-vjeçar është preferuar pak gjatë kësaj kohe, vetëm dy ndeshje i ka nisur si titullar dhe në total numëron 242 minuta dhe një gol të shënuar, atë ndaj Kukësit. Nga tre qendërsulmuesit që kryeqytetasit kanë aktualisht në ekip, Tahiri rrezikon më shumë për disa arsye. Trajneri Mehmeti luan me një sulmues qendre dhe duke pasur parasysh situatën aktuale, me Kaçorrin që ishte titullar sezonin e shkuar, Mandelën e afruar si alternativë dhe lojtarin që pritet në merkato, Tahiri ndoshta do të ketë mëpak hapësira.

Sulmuesi i Kosovës U-21 me siguri kërkon të luajë në vazhdimësi dhe ka shumë gjasa të ndërrojë skuadërkëtë verë. Mbetet për t’u parë si do të zgjidhet çështja e sulmitnga klubi blu, por duket i sigurt fakti që do të ketë ndryshimederi në fillim të korrikut, kur Dinamo ka planifikuar të nisëpërgatitjet për sezonin e ri. Drejtuesit po punojnë për një afrimme peshë në këtë repart të rëndësishëm. Por jo vetëm qendërsulmuesi, sepse po shihen edhe alternativa për krahët e sulmit,ku aktualisht janë të gatshëm vetëm Zabërgja dhe Vila.

Belgjika zbulon listën finale për Euro 2024

Leonit Abazi ia bllokon merkaton Skënderbeut, ky është borxhi i klubit korçar ndaj gjilanasit