Ardit Tahiri i Dritës, shpallet YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 3-të në BKT Superligë është shpallur sulmuesi Ardit Tahiri i Dritës, shkruan Gazeta Olle.

Tahiri, 18 vjeçar, ka shënuar tre gola deri më tani në tri xhirot e para, të cilët i kanë siguruar rezultate pozitive ekipit të tij dhe është golashënuesi i vetëm bardhekaltërve në edicionin e ri 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Fadil Sylejmani, menaxher i degës së BKT-së në Gjilan. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Zyrtare: Vushtrria prezanton goditjen e radhës, nënshkruan me mesfushorin nga Shqipëria

Tha se Prishtina ia ktheu borxhin Drenicës, Tahir Lushtaku i reagon ashpër Faruk Statovcit