Ardit Tahiri flet për golin ndaj Malishevës dhe tregon se kujt ia dedikon

Klubi Futbollistik “Drita” ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Malishevës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi qendërsulmuesi, Ardit Tahiri

Tahiri aktualisht është njeriu i momentit te skuadra e Dritës ku në tri ndeshje ka arritur të realizoi tre gola deri më tani.

Në një prononcim për “Sheshi”, Tahiri është shprehur i lumtur me formën që po kalon dhe se golin ia dedikon familjes.

“Jam i lumtur me formën që po e kaloj te Drita. Golin e shënuar që kishte peshën e tri pikëve ia dedikoj familjes time”, ka thënë Tahiri.

Aktualisht Drita pozicionohet në vendin e tretë me shtatë pikë të mbledhura pas tri xhirove.

PSG po përgatitë kontratë të re, Mbappe mund të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit

Real Madrid pa dy super lojtarë ndaj Celta Vigos