Tahiri ishte njëri nga futbollistët kryesor te pejanët, por tashmë aventurën e tij do ta vazhdojë te nënkampionët e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Sulmuesi me anë të një postimi ka falënderuar skuadrën e Besës për bashkëpunimin, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen.
“Me anë të këtij postimi desha të ju njoftoj se bashkëpunimi im me klubin FC BESA ka përfunduar. Dua që ti falenderoj stafin e trenerëve, stafin teknik dhe të gjithë bashkëlojtarët për bashkëpunimin.I dëshiroj klubit shum suksese në të ardhmen”, ka shkruar Tahiri.
18-vjeçari shihet si talent i rëndësishëm nga bardhekaltrit, prandaj edhe i kanë oftuar kontratë tre vjeçare.
/Gazeta Olle/