Ardit Peposhi i Llapit vrapoi 11.6 kilometra në ndeshjen ndaj Malishevës

Skuadra e Llapit ka luajtur ndaj Malishevës në vikend, me ç’rast ka fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Llapi mposhti Malishevën në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, me golat e Valmir Veliut (2) dhe Arbnor Ramadanit.

Megjithatë, një lojtar që ndihmoi shumë skuadrën e Batatinës në këtë duel ishte mbrojtësi anësor, Ardit Peposhi.

GazetaBlic Sport mëson se Ardit Peposhi ka vrapuar 11.6 kilometra në ndeshjen e së shtunës ndaj Malishevës.

Një statistikë kjo mjaft e mirë nga Peposhi i Llapit, i cili nuk u ndal në asnjë moment në këtë ballafaqim.

Një statistikë mjaft të mirë të vrapimit në këtë duel e kishte edhe Kushtrim Shabani, i cili vrapoi 10.9 kilometra.

Mposhti Real Madridin në Champions League, tani trajneri i Sheriffit i bashkohet Ukrainës në luftë

FIFA në bisedime të përshpejtuara për pezullimin e plotë të Rusisë