Ardit Iljazi është në gjendje të mirë, shpjegon momentin e goditjes (VIDEO)

Futbollisti i FC Shkupit, gostivarasi Ardit Iljazi është në gjendje të mirë shëndetësore pas goditjes që mori sot nga tifozët e Shkëndijës në transfertën në Tetovë, ndeshje kjo që në fund u mbull me rezultatin e fillimit 0:0, shkruan “infOSport.mk”.

Këtë moment aspak të mirë, Iljazi e ka rrëfyer për Open-TV, ku edhe ka treguar rastin.

“Unë duhej që të shkoja në nxemje, sepse isha i planifikuar që të hyjë në lojë. U nisa ta marrë markerin dhe pastaj nuk di çka ka ndodh. Jam goditur me një shishe dhe më humbi vetëdija. E kam të çarë ballin dhe syrin e majtë e kam të lënduar. Më dërguan në spitalin e Tetovës. Tash ndihem më mirë. U mërzita shumë për këtë që ndodhi, por nuk ke çka të bësh. Qoftë e kaluar”, deklaroi për Open-TV, mbrojtësi i krahut të djathtë të FC Shkujpit, Ardit Iljazi.

Vlen të përmendet se derbi i sotëm shqiptarë ishte ndërprerë disa herë, ndërsa përveç Iljazit, gjatë pjesës së dytë nga ana e tifozëve të Shkëndijës ishte goditur edhe arbitri anësorë.

Pas gjithë këtyre ndodhive, Shkëndijës nuk i shkruhet mirë, pasi me siguri që do të ketë ndonjë gjobë të majme nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Batatina: Unë qysh du e dredhi, unë qysh du e zdredhi Superligën e Kosovës

Milani merr fitore të madhe në udhëtim te Verona, vetëm edhe katër pikë i duhen për titullin