Ardian Nuhiu ka arritur 100 ndeshje zyrtare me Dritën, ky është bilanci i trajnerit shkupjan

Trajneri i njohur shkupjan, Ardian Nuhiu, ka arritur 100 ndeshje zyrtare me Klubin Futbollistik “Drita” nga Gjilani.

Nuhiu është pjesë e “bardhekaltërve” që nga sezoni 2019/2020.

Trajneri shkupjan ka shënuar 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje.

Më poshtë e gjeni postimin e Dritës:

Ardian Nuhiu 100 ndeshje zyrtare me FC DRITA

Treneri ynë, Ardian Nuhiu në ndeshjen me KF Malisheva, kishte ndeshjen jubilare ku arriti të shënoj 100 ndeshje në drejtim të FC DRITA.

Në edicionin 2019/20 kur timonin e klubit tonë e mori Ardian Nuhiu, FC DRITA u shpall Kampion në Superligën e Kosovës.

Nuhiu ka udhëhequr me DRITËN në plot 100 ndeshje zyrtare në kampionat, Kupën e Kosovës dhe në garat ndërkombëtare në Evropë; Champions League & Europe League dhe Conferenc League.

Nga të gjitha takimet, DRITA e drejtuar nga kryetrajneri Nuhiu, ka shënuar 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje.

Sukseset e DRITËS nën udhëheqjen e trajnerit kampion Nuhiu u treguan edhe në ndeshjet ndërkombëtare, duke arritur rezultatet më të mira nga klubet kosovare në Evropë ndonjëherë, kështu duke u renditur në pozitat më të larta për klubet nga Kosova në UEFA dhe FIFA.

Trajneri ynë aktual, Nuhiu është trajneri me jetëgjatësinë më të madhe në krye të DRITËS, duke udhëhequr me klubit për vitin e tretë me rradhë.

Nuhiu drejton DRITËN nga viti 2019, ku edhe arriti në kuotën e 100 ndeshjeve zyrtare nën drejtimin e tij.

Reagimi i ashpër i Dukagjinit për ndarjen e drejtësisë në Gjilan

Morina: Disa klube në Kosovë i paguajnë lojtarët me shifra të mëdha, jemi më mirë se Maqedonia e Veriut