Ardian Nuhiu flet për skuadrën finlandeze Inter Turku, kundërshtari i parë evropian i Dritës

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, FC DRITA do të takohet me FC INTER TURKU nga Finlanda.

Për këtë përballje kryetrajneri i FC DRITA, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar”.

“Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finland është ende duke u zhvilluar”.

“Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe, FC DRITA zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC INTER TURKU nga Finlanda.

Përveç Dritës në raundin e parë të Ligës së Konferencës do të luajnë edhe dy ekipet tjera kosovare, FC Llapi dhe SC Gjilani. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Drita prezanton Kastriot Selmanin

Valmir Azemi mbetet i lirë, shumë oferta në drejtim të tij