Ardian Nuhiu: Dominuam Gjilanin gjatë gjithë ndeshjes, nuk mërzitem aspak me barazimin

Ardian Nuhiu është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës në derbin ndaj Gjilanit, pavarësisht barazimit pa gola.

Trajneri i Dritës tha se nuk është aspak i shqetësuar, sepse sipas tij, bardhekaltërit kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, përcjellë Gazeta Olle.

“Sot nuk mërzitem aspak që nuk fituam, pasi që kemi bërë një paraqitje shumë të mirë”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.

“Kemi dominuar ndeshjen në pjesën e parë dhe pjesën e dytë, por thjeshtë nuk arritëm të realizojmë”.

“Në momentin kur skuadra luan mirë, atëherë padiskutim që fitoret do të vijnë”.

“Në pjesën e dytë nuk patëm rënie, por edhe kundërshtari ishte i fortë. Por, ne nuk e lejuam Gjilanin të krijojë ndonjë rast dhe i patëm mundësitë tona në fund, por nuk ia dolëm”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

🎙 Gentjan Mezani: Dominuam Dritën në pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin! ➡️ bit.ly/2T5akc2

Gepostet von Gazeta OLLE am Sonntag, 18. Oktober 2020