Me anë të ‘reactions’ dhe komenteve, lexuesit tanë kanë zgjedhur futbollistin e Dritës, Ardian Limanin si mbrojtësin më të mirë gjatë stinorit vjeshtor.
Mbi 400 reagime dhe 100 komente vendosën për mbrojtësin më të mirë të këtij stinori në elitën e futbollit kosovar, ku shumën e votave i siguroi kapiteni i Dritës.
Limani ishte fantastik te bardhekaltrit, duke dhuruar dy asistime në 17 ndeshjet e zhvilluara, dhe duke ndihmuar ekipin të pranojë vetëm 11 gola, ku njëherit Drita kishte mbrojten më të mirë.
Karakteristikë e kapitenit të gjilanasve është se luan për mrekulleri në qendër dhe në tëdjathtë të mbrojtjes.
Lexuesit e Gazetës Olle, në vendin e dytë e vendosën mbrojtësin e Gjilanit, Armend Halili, i cili nga e majta ka ndihmuar ekipin edhe në mbrojtje por edhe në sulm, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.
Top treshen e mbrojtësve me më së shumti vota e mbylli kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi.
/Gazeta Olle/