Ardian Limani ndëprenë bashkëpunimin me Shkëndijen, pritet rikthimi në Superligë

Kur ditëve të fundit në qendër të vëmendjes është se kush do të bëhet trajner te Shkëndijës e Tetovës, këta të fundit para pak çastesh kanë zyrtarizuar largimin e parë në këtë merkato dimërore.

Ardian Limani nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjëve, me Shkëndijën që njofton se palët kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.

“Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme. Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.

Ardian Limani te Shkëndija erdhi verën e vitit 2023, ndërsa më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur për Dritën e Gjilanit dhe Feronikelin në Superligën e Kosovës.

Sigurisht që Limani do të vërshohet nga ofertat pasi konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë.

Stinori pranveror në Albi Mall Superligë nis më 10 shkurt

Myrto Uzuni e nis me gol vitin e ri në La Liga