Ardian Ismajli prezantohet në Spezia, babai i lojtarit: “Në Kosovë u planifikua arrestimi i tij, për të mos lejuar udhëtimin drejt Italisë”

Ardian Ismajli edhe zyrtarisht është bërë lojtar i ri i Spezias.

Mbrojtësi kosovar i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar sot kontratën me klubin e Serie A.

Lojtari ka bërë prezantimin sot.

Mirëpo, babai i lojtarit, Ilmi Ismajli, ka befasuar me postimin e tij.

Sipas tij, njerëz të shtetit të Kosovës, tentuan ta ndalojnë udhëtimin e Ismajlit drejt Italisë.

“Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerëzve të këqij, e në veçanti që na ndihmoj të shkoj Ardiani për Itali të i kryej testet mjekësore, nga njerëz që nuk ia duan të mirën këtij vendi, nga njerëz që kishin planifikuar të ja shkatërrojnë karrierën, falë Zotit na bëri të jemi gjakftohtë, sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tij vetëm e vetëm që të mos ta lejojnë flururimin nga aeroporti i Prishtineën”, ka shkruar ndër të tjera Ismajli, raporton Gazeta Olle.

“Kur e panë që nuk po biem në kurthat e tyre, na urdhëruan që të largohemi nga aeroporti dhe të shkojmë në aeroportin e Tiranës me preteksin, sepse ju luani për Shqipërinë”, ka shtuar Ismajli.

 

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren…

Gepostet von Ilmi Ismajli am Montag, 14. September 2020