Ardian Ismajli është duke bërë një sezon shumë të mirë te Hajduku i Splitit. Mbrojtësi i Kombëtares, është pjesë e ekipit kroat prej verës së vitit 2016 dhe ka pësuar një rritje profesionale.
23-vjeçari me paraqitjet e tij të mira, ka rënë në sytë e Bolonjës. Skuadra e Serisë A është duke ndjekur disa profile lojtarësh, për të përforcuar repartin difensiv.
Huan Zhezus, Bonifazi, Kajer dhe Ismajli janë mbrojtësit që kanë rënë në sytë e drejtuesve.
Siç raporton “Corriere Di Bologna”, skuadra italiane po kërkon më shumë informacion nga drejtuesit e Hajdukut, për lojtarin shqiptar, i cili ka bërë 16 paraqitje këtë sezon dhe vlerësoshet afërisht 1 milionë euro.
Padyshim që deri më tani, çdo gjë mbetet në kuadër të interesimit, pasi në qershor Bolonja do të bëjë sulmin final, nga sa raportohet.