Ai ka nën urdhra edhe Ardian Ismajlin, mbrojtësin e kombëtares sonë. Ismajli ka folur për ish-mesfushorin dhe ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e ri.
“Është nder i madh të stërvitesh nga një kampion si Thiago Motta, si fëmijë gjithmonë i shikoja ndeshjet e tij në televizor me fanellën e Interit dhe PSG-së”.
“Ne do të mësojmë shumë nga përvoja e tij e madhe si futbollist”.
“Deri më tani të gjithë po bëjnë një punë e shkëlqyer dhe ne po e kuptojmë mënyrën e tij të të luajturit, por ende duhet të përmirësohemi shumë”, tha Ismajli.