Ardian Ismajli do të përballet dy herë brenda javës me Romën dhe do ta vizitojë Papa Franciscon në Vatikan

Kjo javë nuk do të jetë si të gjitha të tjerat për Ardian Ismajlin.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare do të luajë brenda pak ditësh dy here kundër Romës në Kupë e kampionat, por nuk do të jetë kjo arsyeja pse kjo javë do të jetë e paharrueshme për futbollistin e përfaqësueses.

Klubi i Specias, ku aktivizohet lojtari, do të qëndrojë gjithë javën në kryeqytet dhe në mënyrë të papritur, ka marrë një ftesë të veçantë për të vizituar Vatikanin e për të takuar Papa Françeskun për të biseduar me të privatisht gjatë të martës.

Një eveniment i rrallë dhe një privilegj, pasi nuk janë të shumtë ata që kanë mundësinë të takojnë privatisht Papën.

“Kjo do të jetë një arsye krenarie për klubin, një takim i rëndësishëm dhe emocionues, pasi klubi do të ketë mundësi të takojë Atin e Shenjtë, një tifoz i zjarrtë i futbollit”, shkruante klubi në njoftimin e tij rreth kësaj ngjarje të veçantë.