Ardian Cuculi: Drita shkroi historinë, kundërshtarët tanë në Kosovë t’i lënë fjalët dhe t’i shtrëngojnë dhëmbët

Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi, thotë se gjilanasit me paraqitjet në Evropë i kanë bindur të gjithë në Kosovë se e kanë merituar titullin kampion.

Cuculi ka deklaruar për Supersport se kundërshtarët e Dritës duhet t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe të fokusohen në fushë, përcjellë Gazeta Olle.

“Me këtë që e dëshmuam në Evropë, kundërshtarët tanë në Kosovë duhet të ndalin zërat, t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe të mundohen të na mposhtin. Aktualisht ne jemi ekipi për t’u mundur”, deklaroi Cuculi.

“Sileksin e njihnim shumë mirë si ekip, si organizim, në përgjithësi si klub. Ne kemi bërë dicka të madhe dhe historike për futbollin e Kosovës”.

“Ky është viti i katërt që futbolli kosovar luan në Evropë. Shpresojmë që me këto hapa të vazhdojnë edhe klubet tjera”, shtoi ai.

Drita ballafaqohet me Legian e Varshavës të enjten. /Gazeta Olle/

🔵⚪️🚌LAJMI I FUNDITDrita FC lëshon Kosovën para duelit me LegianLexo në: https://bit.ly/2FSudzw

Gepostet von Gazeta OLLE am Samstag, 19. September 2020