Arda Turan largohet nga Atletico, kalon në Angli

Aventura e Arda Turanit te Atletico Madrid duket se ka ardhur në fundin e saj. Mesfushori turk dëshiron të kalojë në Premierligë. Kështu thotë menaxheri i tij, Ahmet Bulut.

“Arda është i gatshëm për një përvojë të re, dëshiron të largohet nga Spanja për në Premierligë. Ne kemi biseduar me tri klube, por nuk mund t’i them emrat. Janë klubet më të mira në Angli”, tha ai për mediat turke.

“Milani? Ata janë interesuar, por nuk garojnë në Champions dhe për këtë nuk janë në planet tona. PSG është një mundësi, por prioritet e kemi Premierligën. Klauzola e tij është 41 milionë euro”.