Arda Turan ishte mbledhës i topave

Arda Turan është pyetur në konferencën për shtyp, pas nënshkrimit me Barcelonën, se ai e kujton golin kur Luis Enrique ia kishte shënuar Galatasarayt në vitin 2002.

Mesfushori turk që është rritur tek Galatasarayt tha: “Ishte shumë mirë. Unë në atë ndeshje mblidhja topat, kurse tani Enriquen e kam trajner”, zbuloi ai.

Turan tregoi se që nga fëmijëria ka ëndërruar të luajë në një klub të madh.