Arbnor Rifati dhe Daut Mehmeti arrestohen nën akuzat për kurdisje

Trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

Telegrafi mëson se Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryes sot (e premte) një aksion në qytetin e Prizrenit, duke prangosur Rifatin dhe Mehmetin.

Gjyqtari që ndante po ashtu drejtësinë në FIBA, ishte suspenduar nga kjo federatë për gjashtë muaj për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe trajnerin prizrenas, që ishte përjashtuar për gjashtë muaj, duke pasuar me këtë arrestim të sotëm.

Policia e Kosovës pritet të jap detaje më të hollësishme në lidhje me këto dy arrestime, ndërsa dyshja janë në mbajtje.

Shqipërim Taipi do ta vazhdoj karrierën në Kazakistan

Luis Berisha, talenti 18 vjeçar nga Gjakova