Arbnor Ramadani vërshohet nga ofertat, e duan në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri

Arbnor Ramadani është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit dhe njëherit ndër më të kërkuarit.

Mesfushori gjilanas shkëlqeu për SC Gjilanin edhe në dy ndeshjet evropiane, ku realizoi dy gola ndaj Progres Niederkorn në ndeshjen e parë dhe ishte më i miri në fushë në ndeshjen e kthimit duke goditur njëherë edhe shtyllën.

Megjithatë ai vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Gjilani apo do të largohet, pasi ofertat nuk mungojnë për të.

Ramadani ka oferta nga dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija dhe Shkupi, si dhe është ofertuar nga dy skuadrat shqiptare, Egnatia dhe Dinamo e Tiranës.

Gazeta Olle mëson se Ramadani javën e ardhshme pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Gjithashtu edhe Llapi i ka bërë ofertë Ramadanit, por ofertat jashtë kufijve të Kosovës janë më të mira dhe vështirë se Llapi do të mund ta rikthejë në ‘Zahir Pajaziti’ mesfushorin gjilanas. /Gazeta Olle/

Numri “fatlum” dhe ndeshja që vendosi titullin, rrëfehet kampioni Rrahmani

Shkëlqimi i Muharrem Jasharit para ndeshjeve evropiane me gola e asistime si dhe interesimi nga kampionate të forta të Evropës