Arbnor Ramadani: Ne do japim maksimumin për rikthimin e rezultatit

Llapi zhvillon nesër (e enjte) ndeshjen e kthimit si vendas ndaj Shkupit, në kuadër të raundit të parë në Ligën e Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës u mposhtën në Shkup me rezultat 2-0, mirëpo shpresojnë për rikthim në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Para stërvitjes së fundit, në konferencë për shtyp para gazetarëve dolën kryetrajneri Tahir Batatina, kapiteni i ekipit Bujar Idrizi dhe mesfushori Arbnor Ramadani.

Ramadani theksoi se beson në kualitetin e ekipit dhe në rikthimin e madh.

“Tifozët do të jenë motiv shtesë për ne. Kjo ka rëndësi për ne sepse ata janë mbështetja jonë më e madhe në fushë. Me angazhim do i bëjmë të lumtur ata. Ndeshje me rëndësi, besoj në kualitetin e ekipit dhe besoj në rikthim të madh. Ne do japim maksimumin për rikthimin e rezultatit”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit në “Fadil Vokrri” fillon në ora 20:00. /Gazeta Olle/ 

Drita kryen seancën e fundit stërvitore para sfidës ndaj Deçiqit, i mungon vetëm një futbollist

Bujar Idrizi: Ne shpresojmë në kualifikim tutje, tifozët për ne janë lojtari i 12-të