Samsunspor ka arritur fitore me rezultat 3-1 ndaj Adana Demirsporit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit turk.
Kontribut në këtë fitore të Samsunsporit dha edhe sulmuesi shqiptar Arbnor Muja i cili arriti të shënojë gol.
Muja shënoi në minutën e 58-të për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Marius Mouandilmadji.
Ky ishte goli i dytë i 25-vjeçarit në Superligën e Turqisë këtë sezon teksa ka edhe një asistim.
Kujtojmë që përkundër formës së tij të mirë Muja nuk ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.
Për këtë arsye Mujën do ta shohim në aksion sërish pas përfundimit të pauzës me kombëtare, aty ku Samsunspori do të ketë një punë të vështirë në udhëtim tek Fenerbahce