Arbnor Muja realizon gol spektakolar ndaj Kortrijk (Video)

Arbnor Muja ka gjetur golin e parë sezonal në elitën e futbollit belg.

Sulmuesi kosovar ka shënuar një gol spektakolar në sfidën që Antwerp po e zhvillon ndaj Kortrijk.

Ish-anëtari i Dritës dhe Trepçës ’89 u fut në lojë në minutën e 63-të, derisa vetëm katër minuta më vonë realizoi një gol spektakolar nga distanca për 6-0.

Për Mujën ky ishte goli i parë këtë edicion në Superligën e Belgjikës pas tre ndeshjeve. /Gazeta Olle/

 

Liverpoolit gati t’i largohet një tjetër yll drejt Arabisë Saudite

City e nis sezonin e ri me fitore të thellë, Haaland i pandalshëm