Arbnor Muja më i miri i muajit dhjetor te Antwerp

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja, është shpallur lojtari i muajit dhjetor te skuadra belge Antwerp.

Në garë për këtë çmim, Muja ishte në garë me futbollistët, Michael Fray, Cavin Stengs dhe Arthur Vermeeren.

Muja morri më shumë vota nga tifozët e Antwerpit dhe fitoi çmimin ”lojtari i muajit”.

Gjatë muajit të fundit të vitit 2022, Muja shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime me fanellën e gjigantit belg.

Për 24-vjeçarin kjo është hera e parë që fiton çmimin e lojtarit të muajit në skuadrën belge ku iu bashkua në verë nga Drita.

/Gazeta Olle/

Rashica me asistim fantastik, Galatasaray në epërsi (Video)

FIFA ia shkëputi kontratën me Gjilanin, Fabjan Beqja prezantohet te Flamurtari i Vlorës