Arbnor Muçolli realizon dy gola spektakolar në barazimin e Goteborgut në udhëtim te Malmo

Sulmuesi anësor Arbnor Muçolli ka vazhduar shkëlqimin në elitën e Suedisë, duke shënuar dy herë në përballje me Malmon.

Muçolli që luan për Goteborgun, ishte i pandalshëm në pjesën e parë ku tundi rrjetën dy herë.

Sulmuesi 23-vjeçar fillimisht shënoi në minutën e 13-të për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Goli i dytë personal erdhi në minutën e 36-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Malmo që po lufton për titull, arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 2-2, në ndeshjen e vlefshme  për xhiron e 22-të.

Pjesë e ndeshjes ishte edhe sulmuesi Astrit Selmani që u fut në lojë në minutën e 64-të.

[related-to url=”https://telegrafi.com/mucolli-vendimtar-gol-dhe-asistim-ne-fitoren-e-goteborgit/”]

Muçolli ka katër gola e dy asistime në kampionat këtë sezon.

Liga e Parë: Rezultatet dhe renditja në Grupin A dhe B pas javës së tretë

Ernest Muçi shkëlqen me dy gola në fitoren e Legias