Arbnor Morina tregon se a do të bëhet trajner i Vëllaznimit

Mbrëmjen e së martës në mediat vendore ka qarkulluar lajmi se klubi i Vëllaznimit është në bisedime me trajnerin e mirënjohur kosovar, Arbnor Morina.

Lidhur më këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar Morinën për të mësuar se a është duke biseduar me klubin gjakovar.

Tekniku prishtinas i ka konfirmuar bisedimet me drejtuesit e Vëllaznimit, por ka shtuar se ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Po është e vërtetë se jam në kontakte me klubin e Vëllaznimit. Bisedime deri me tani po vazhdojnë ashtu sikur edhe me klube tjera. Puna jonë është e tillë”, ka thënë Morina për Gazetën inFokus.

Arbnor Morina sezonin e kaluar drejtoi skuadrën e Arbërisë dhe në deri në xhirot e fundit luftoi për mbetje në Superligë.

 

Ky është arsyetimi i televizionit shtetëror serb pasi e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë

Prishtina niset e qetë drejt Uellsit, pas fitore bindëse në “Fadil Vokrri”