Arbnor Morina publikon listën e Kosovës U17

Përzgjedhësi i Kombëtares U17 të Kosovës, Arbnor Morina, ka shpallur listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian U17, që do të zhvillohet në Belgjikë.

Dardanët U17 do të garojnë në Grupin 4, ku përballen me kombëtaret e Belgjikës, Kazakistanit dhe Ukrainës, shkruan Gazeta OLLE.

Ndeshjet janë planifikuar si më poshtë:

•9 tetor 2024, kundër Ukrainës në KRC Genk Arena – Stadiumi B, Genk, në ora 14:00.

•12 tetor 2024, kundër Belgjikës në KRC Genk Arena – Stadiumi B, Genk, në ora 19:00.

•15 tetor 2024, kundër Kazakistanit në Academie Robert Louis-Dreyfus, Liege, në ora 15:00.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për futbollistët e rinj të Kosovës që të tregojnë veten në arenën ndërkombëtare dhe të konkurrojnë për një vend në Kampionatin Evropian U17.

Artan Latifi tregon një ngjarje interesante me trajnerin Alagic: Nëse e humbim derbin, nuk ka vlerë fare sezoni

Ferizajn e presin dy ndeshje shumë të vështira në Spanjë