Arbnor Morina: Po humbim raste të 100%-ta, gabimet do të ndikojnë shumë tek ekipi

3 gola mjaftuan që të pësonin humbje me rezultatin e thellë 3-0.

Arbëria dështoi në shtëpi, duke u mposhtur nga Feronikeli, raporton Gazeta Olle.

Pas duelit foli edhe trajneri, Arbnor Morina i cili nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen, ani pse përgëzoi lojtarët për angazhimin.

“Futbolli luhet për ta kalu topin vijën fatale, tek ne dhe rastet e qindpërqindta nuk po realizohen. Rastet nuk t’i bijnë pikët, por golat. Djemtë u angazhuan dhe luftën, por gabimet që po përsëriten po ndikojnë dhe do vazhdojnë të ndikojnë edhe më tutje në moralin e ekipit” – tha Morina.