Arbnor Morina mban seancën e parë stërvitore me Ferizajn

Arbnor Morina, ka filluar punën si trajneri i Ferizajt, duke zëvendësuar Megzon Visokën.

Ferizaj ka marr dy pikë në katër ndeshje, duke mbajtur vendin e fundit në renditje.

“Sot trajneri i ri i skuadrës tonë, Arbnor Morina ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me klubin tonë”.

“Stërvitja e parë e Morinës ishte me intensitet të lartë dhe shume energjike pasi që na pret një ndeshje mjaftë e vështirë në udhëtim takohemi me KF Arbërin në fundjavë”.

“Duke ditur përvojën e madhe që Arbnor Morina ka në futbollin tonë, shpresojmë që së bashku do ti arrijmë synimet tona”, thuhet në faqen e klubit.

Trajneri i Lirisë, Hasi: Po na mungon fati

Mirlind Daku në formacionin e javës dhe lojtari me notën më të lartë në Kroaci