Arbnor Morina: Kosova ka gjasa reale për ta kaluar grupin

Kosova fillon gjatë kësaj jave fazën kualifikuese në Ligën e Kombeve. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Trajneri dhe opinionisti, Arbnor Morina, ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ para këtyre ndeshjeve, duke thënë se ka optimizëm të madh, dhe se një grup i tillë mund të kalohet.

Ai tha se forma e mirë e futbollistëve është shumë shpresëdhënëse, por që natyrisht ndeshjet duhet të trajtohen me kujdes dhe vendosshmëri.

Unë besoj që kemi mundësi dhe gjasa reale për të treguar paraqitje pozitive. Fryma e re e trajnerit dhe forma e mirë e lojtarëve jep shumë shpresë në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë kaluar në një formë fantastike në këtë edicion, gjë që natyrisht presë të rezultojë edhe në ndeshjet e Kosovës. Ne i njohim mirë kundërshtarët që kemi në grup dhe absolutisht nuk jemi aspak inferiorë ndaj tyre. Si kombëtaren më të vështirë e shoh atë të Greqisë, kombëtare kjo e cila gjithashtu ka ndryshuar trajnerin. Megjithatë, mendoj që kemi treguar paraqitje pozitive në dy ndeshjet e kaluara ndaj tyre, madje edhe i kemi dominuar. Mendoj që mund të dalim fitues të grupit, por natyrisht me angazhim maksimal dhe duke dhënë edhe atomin e fundit“, tha Morina.

Zyrtare: Milan shitet te RedBird për 1.2 miliardë euro

Kastriot Slemani futbollisti më i ri i Dritës