Arbnor Morina kompleton stafin e tij te FC Ferizaj

Sot klubi i FC Ferizaj e ka kompletuar stafin e trajnerit Arbnor Morina, duke emëruar ndihmës-trajner, Fadil Berishën.

Fadil Berisha ka qenë në të kaluarën pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës.

Ai ishte edhe ndihmës-trajner i FC Prishtinës ku edhe e fitoi kupen e Kosovës, gjithashtu edhe ndihmës trajner i Përfaqësueses së Kosovës U17.

“Me përvojën e tij në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, ne si klub presim shumë që ai do të na ndihmojë ne objektivat tona. Klubi ynë i uron mirëseardhje, duke i uruar shëndet e shumë suksese me FC Ferizaj”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/ 

Presidenti i Llapit paralajmëron përforcime cilësore për ta ndjekur titullin kampion

Sot luhet finalja e turneut “Fadil Vokrri” në futsall