Arbnor Morina: Ka dëgjuar fjalë se Arbëria duhet të bie nga Superliga pas është klub i katunit

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka folur për luftën që skuadra e tij po e zhvillon për mbijetesë në Superligë.

Morina ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv, në “RTV Dukagjini”, ku tha se ka dëgjuar zëra se Arbëria duhet të bie nga kategoria sepse janë “klub i katunit”.

“I kemi dëgjuar fjalët se Besa duhet të bie nga liga sepse luan me fëmijë dhe Arbëria duhet të bie sepse është klub i katunit”.

“Por, futbolli është vlerë universale dhe luajnë të gjithë, mua si sportist më vjen keq për këto gjykime”.

“Ata po e gjykojnë një klub që ka bërë më të mirën e mundshme, ka bërë histori duke hyrë në Superligë”.

“Me kapacitetet që ka, pa stadium, pa fushë, por me një organizim të mirë dhe lojtarë cilësorë, këtë nuk e meritojmë”, ka thënë Arbnor Morina.