Arbitrat kosovar të tenisit ndajnë drejtësinë në FED CUP

Pesë arbitra të tenisit nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në turneun e njohur të tenisit FED CUP që është duke u mbajtur nga 14-18 prill në Ulqin. Në këtë turne prestigjioz marrin pjesë 13 shtete nga Europa dhe Afrika. FED Cup është garë e organizuar për femra nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit e ndarë në grupe ku shtetet anëtare garojnë në konkurrencë ekipore për të e fituar kupën në fund të vitit kalendarik. Arbitrat nga Kosova janë të licensuar ndërkombëtarisht për të ndarë drejtësinë nga ana e Federatës Ndërkombëtare të tenisit.

Për dy vendet e para që dërgojnë në një kategori më të lartë në FED CUP do të garojnë shtetet si Danimarka, Norvegjia, Greqia, Lituania, Mali I Zi, Algjeria etj. Në mesin e tenisteve pjesëmarrëse është edhe tenistja e njohur nga Danimarka, Caroline Wozniacki që është tenistja e pestë e ranguar në WTA Ranking.

Përfaqësuesja e Kosovës në Fed Cup dhe Davis Cup do të merr pjesë që nga viti i ardhëshëm. Pas pranimit në Federatën Europiane të tenisit, Kosova në muajin shtator do të pranohet edhe në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit ITF.