Arbëria ndryshon sërish ambient që në fillim të sezonit të ri

Kanë kaluar vetëm dy xhiro por sërish është shfaqur problemi i shtëpisë te Arbëria.

Klubit kuqezi po i shfaqet i njëjti problem si në Superligë, pasi prapë është dashur të ndërroj ambient.

Dobrajasit në ndeshjen e parë e zhvilluan si vendas ndaj Flamurtarit, kjo ndeshje është luajtur në Shtime.

Mirëpo tani në xhiron e tretë ekipi lipjanas është detyruar sërish të ndryshoj ambient, pasi tani ndeshjet si vendas do t’i luaj në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë.

 

 

Dy shtëpi mbrenda një kohe kaq të shkurtë është kogja e vështirë për Arbërinë, duke e ditur se të njëjtin problem e kishte edhe në Superligë ku mbrenda një sezoni e ndërruan ambientin plotë gjashtë herë.

Stadiumi në Dobraj është ende duke u punuar, por që procesi i punës siç duket po shkon në hapa të ngadaltë.

Veteranët e Flamurtarit fituan ndaj Prishtinës në ndeshjen e 30-vjetorit të mëvetësimit

Ballkani e mohon: Nuk kemi biseduar asnjëherë me Besart Berishën