Arbëria ndërron përsëri stadium, Ulpiana nuk po e lejon t’i zhvillojë ndeshjet në “Sami Kelmendi”

Arbëria edhe më tutje po ka probleme sa i përket ndeshjeve si vendas.

Skuadra nga Dobraja nuk po mund t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin ‘Samir Kelmendi’ të Lipjanit.

Gazeta ‘Sheshi’ mëson se skuadra Ulpianës i ka dërguar e-mail Komisionit për garave dhe administratorit të Ligës së Parë që stadiumi ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan është i KF Ulpianës dhe se skuadrat tjera duhen të kenë marrëveshje me shkrim me klubin.

Arbëria ndeshjen e xhiros së 9-të kundër Vllaznisë së Pozheranit e ka zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’, por që tashmë nuk po lejohet t’i zhvillojë ndeshjet në atë stadium.

Në njoftimin e fundit, skuadra ‘kuqezi’ e Arbërisë ka bërë të ditur së ndeshja ndaj KF Vitisë do zhvillohet në stadiumin sintetik në Shtime, aty ku edhe më parë i ka zhvilluar ndeshjet kjo skuadër.

Lëndimet e Lukaku dhe Werner, Chelsea konsideron seriozisht rikthimin e Brojës që në janar

Arbër Hoxha asiston në fitoren e Lokomotivës në Kupën e Kroacisë