Arbëria me dhuratë për Bernard Berishës pas duelit të sotëm

Bernard Berisha sot luajti ndaj një skuadre kosovare pas shumë viteve.

Futbollisti i Kosovës që dikur barte edhe fanellën e Pejës dueloi sot përballë Arbërisë së Dobrajës, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1, ndërsa Berisha luajti vetëm 45 minuta.

Ai pati një rast shumë të mirë pak para se të zëvendësohej, por dështoi që ta dërgoi topin në rrjetë, ballë për ballë me portierin Kaçiu.

Pas duelit, kryetari i KF Arbërisë, Jahir Krasniqi dhe trajneri i skuadrës, Arbnor Morina i dhuruan futbollistit kosovar një fanellë të klubit.