Arbëria fiton thellë ndaj të rinjëve të Lokomotivës së Moskës

Arbëria është duke vazhduar me përgatitje për stinorin pranveror dhe në të njëjtën kohë po zhvillon ndeshje kontrolluese.

Së fundmi, Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka njoftuar se ka fituar thellë 5:0 ndaj të rinjëve të skuadrës ruse, Lokomotivës U-21.

Almir Kryeziu me dy gola dhe Lika, Kreshnik Bahtiri e Qlirim Kashtanjeva me nga një gol kanë vendosur epilogun e kësaj përballje.

“Kuqezinjtë” të udhëhequr nga trajneri, Arbnor Morina po vazhdojnë të luajnë takime kontrolluese në vazhdën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë.