Arbëria e pandalshme, zyrtarizon edhe dy futbollistë të tjerë

Skuadra e rënë nga Superliga e Kosovës, Arbëria ka bërë dy transferime të tjera.

Kuqezinjtë nga Lipjani janë shumë aktiv ditëve të fundit në përforcimin e skuadrës.

Pasi kanë marrë emra si Fidan Gërbeshi, Leart Emini apo Burim Qorri, Arbëria sot ka prezantuar edhe dy futbollistë të tjerë.

Dy talentët lipjanas, Edmond Hyseni (21 vjeçar) dhe Albert Gërbeshi (19 vjeçar) kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Gazeta Olle/

 

Arrihet marrëveshja mes palëve, Xhaka mund të quhet një futbollist i Romës

“Intelektualët” në aksion, interesim i madh nga i gjithë qyteti për tu pajisur me bileta