Ndonëse ishin të suksesshëm gjatë stinorit vjeshtor në Ligën e Parë, Arbëria u përball me probleme të shumta në muajt e fundit.
Nga dobrajasit u larguan kryesia e klubit, stafi teknik dhe futbollistët kryesor të ekipit, shkruan Gazeta Olle.
Sot, kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës nga Liga e Dytë, Vjosa.
Skuadra nga Shtimja ishte e pamëshirshme ndaj Arbërisë të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 5-1.
Golat për bardhekaltrit u realizuan nga Muhamet Krasniqi, Ilir Pollomi, Albijon Shurdhiqi, Ardit Gashidhe Çlirim Ramadani.
/Gazeta Olle/