Arbër Prekazi e zbulon për Gazeta Olle: Kështu Bernard Challandes i zgjodhi lojtarët e grumbulluar nga Superliga

Arbër Prekazi është zgjedhur në mesin e 11 futbollistëve në formacionin e vitit në Superligën e Kosovës.

Por, mbrojtësi që tashmë ka ndarë rrugët me Feronikelin, nuk ka marr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshje ndaj Suedisë e cila zhvillohet me 12 janar, shkruan Gazeta Olle.

Në një prononcim për gazetën, Prekazi tha se jo çdo herë bëhet përzgjedhja e duhur.

“Si gjithmonë gjatë përzgjedhjeve mund të bëhen edhe gabime, pa dashur të paragjykoj me qëllim apo pa qëllim, por paknaqësit ekzistojnë gjithmonë”, tha fillimisht Prekazi.

Tutje, ai tha se Bernard Challandesi shumë pak e ka përcjellë Superligën e Kosovës.

“Challandes shumë pak e ka përcjellur Superligën e Kosovës dhe simpas informatave disa trajner i kanë propozuar lojtarë të cilët janë kinse më në formë për momentin”, shtoi Prekazi.

Për fund, mbrojtësi prishtinas, tha se panvarsisht gjithë kësaj tha se është fokusuar në karrierën e tij.

“Panvarsisht kësaj jam i fokusuar në karrierën time dhe çdo suksese që kam arritur në jetë e kam arritur me punë dhe korrektësi. Kosova çdo herë ka pasur lojtarë të nivelit të lartë dhe unë asnjëherë nuk kam pasur pretendime të tilla”, përfundoi Prekazi./Gazeta Olle