Dinamo Zagreb ka shënuar fitore ndaj Rijekës si mysafir me rezultat 3-1 në finalen e dytë të Kupës së Kroacisë, duke fituar trofeun e dytë sezonal në Kroaci.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave u mbyll pa fitues me rezultatin 0-0.
Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke shkëlqyer në këtë takim.Fillimisht në minutën e 28-të, Hoxha asistoi te Petar Sucic i cili shënoi për 1-0.
Në minutën e 42-të, Martin Baturina gjeti golin, ndërsa sërish asistues ishte Hoxha.
Me pak fat, Hoxha ka mundur të shënohet në listën e shënuesve, pasi kishte dy raste për gol në minutat 62-të dhe 72-të, por nuk e gjeti rrjetën.
Marko Bulat shënoi po ashtu një gol për fitoren e madhe të Dinamo Zagreb që fitoi dy trofe këtë vit në Kroaci.
Hoxha kishte shënuar gol edhe në ndeshjen vendimtare për titull kampioni.