Arbër Hoxha niset nga gjysma e fushës, kalon dy lojtarë dhe ‘bombardon’ portën e Gambias (VIDEO)

Kosova po zhvillon miqësore në Antalya të Turqisë ndaj Gambias.

Kjo është miqësorja e katërt gjatë muajit qershor për dardanët, shkruan Gazeta Olle.

Pas një pjese të parë fantastike, mungoi vetëm goli për Kosovën.

Por, në minutën e 80-të të takimit ishte Arbër Hoxha i cili realizoi gol të bukur, duke kaluar dardanët në epërsi 1-0.

 

Ishte ky goli i vetëm në ndeshje, që i solli fitoren Kosovës. /Gazeta Olle/