Arbër Hoxha lojtari i cili duhet të startoj ndaj Spanjës, njeriu kryesor që Shqipëria fitoj një pikë

Shqipëria nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Kroacisë, edhe pse për një orë ishte në epërsi.

Ishte Laçi i cili i dha Kombëtares epërsinë, ndërsa pas një gabimi nga Seferi, Kroacia mori të gjithë lojën nën kontroll, duke rikthyer epërsinë në 1-2, shkruan Gazeta OLLE.

Ishte pikërisht inkuadrimi i Arbër Hoxhës i cili bëri diferencën, duke arritur të thyej mbrojtjen e Kroacisë, duke rikthyer entusiasmin te Kuq e Zinjt.

Ndeshja ndaj Spanjës është jetike, dhe momentalisht asnjë sulmues nuk e meriton të filloj ndeshjen nga fillimi.

Mbyllet me barazim ndeshja në Hamburg, dramë e vërtetë për të fituar pikën e parë në Euro 2024

Laçi: Pikë e merituar, ndaj Spanjës pse mos të tentojmë kualifikimin?!