Arbër Hoxha asiston në fitoren e Lokomotivës në Kupën e Kroacisë

Arbër Hoxha ka asistuar në një nga golat që skuadra e tij Lokomotiva e Zagrebit e realizoi ndaj Varteks Varazhdinit në fitoren 3:2 në kuadër të raundit të 16-të të Kupës së Kroacisë.

Ish-futbollisti i Ballkanit dhe Prishtinës depërtoi për mrekulli nga e majta, harkoi për Ibrahim Aliyu i cili realizoi me kokë.

Hoxha në këtë takim luajti 57 minuta. Ai në kampionat i ka realizuar pesë paraqitje.

Lokomotiva ndodhet e pesta në tabelë me 18 të tubuara.

23-vjeçari i ka disa paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Arbëria ndërron përsëri stadium, Ulpiana nuk po e lejon t’i zhvillojë ndeshjet në “Sami Kelmendi”

Xavi thuhet se ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën